Ekspertiza paraprake/ Zbulohen detaje nga aksidenti tragjik në Qafë Muzinë

0

Ekspertiza paraprake ka zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik të ndodhur ditën e djeshme në Qafë Muzinë, ku humbën jetën 5 persona dhe u plagosën 4 të tjerë.

Sipas ekspertizës, “Land Roveri” i drejtuar nga 22 vjeçarja Rexhina Çelhaka i ka dalë përpara furgonit me pasagjerë që po ngjiste rrugën, duke bërë që furgoni të përfundonte në kanal dhe për pasojë të humbnin jetën 5 pasagjerë, përfshirë edhe drejtuesin e mjetit.

Shoferi i furgonit Bardhi Prodo, çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari, 2 shtetas ukrainas, Tetiana Fediaieva dhe Olesandr Fediaieva janë viktimat e aksidentit, ndërkohë që të plagosura kanë mbetur Greta Daberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë(pasagjere në mjetin tip furgon), Rexhina Çelhaka (drejtuese Land Rover), Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover).

Drejtuesja e mjetit është arrestuar nga policia, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen ende sendet personale të viktimave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu