Ekzekutohet me armë zjarri 39-vjeçari në Elbasan, policia jep detajet e para. Emri

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin mesditën e kësaj të hëne në lagjen “28 nëntori” të këtij qyteti.

Mësohet se është qëlluar me armë zjarri Emiljano Ramazani, 39-vjeç, i cili ka mbetur i vdekur në vend brenda automjetit të tij.

Ai është edhe baba i katër vajzave fëmijëve.

Menjëherë pas ekzekutimit, policia ka gjetur një automjet të djegur në aksin rrugor Elbasan-Papër, i cili dyshohet se i përket autorëve të vrasjes së 39-vjeçarit.

Sakaq policia ka nisur informacionin paraprak për këtë ngjarje, ku njofton se janë ngritur postblloqe të shumta në pikat hyrëse dhe dalëse të Elbasanit.

Në ndihmë të tyre janë angazhuar forcat RENEA dhe të FNSH.

Po ashtu në vendngjarje kanë mbërritur Drejtori i Policisë kriminale në Policinë e Shtetit Tonin Vocaj, Arben Dashi ekspert në drejtorinë kriminale si dhe dy prokuroret
Kreshnik Ajazi dhe Ritvan Skura.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në Elbasan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E. R. 39 vjeç

Autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper, në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të autorëve, po bëhet rrethimi i zonës nga dyshohet se mund të jenë larguar autorët, si dhe janë ngritur menjëherë pika kontrolli në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Belsh.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nsiur FNSH dhe RENEA, si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu