Ekzekutohet me armë zjarri një 45-vjeçar në Peqin

0

Policia e Peqinit ka njoftuar ditën e sotme se është egjetur i vrarë me armë zjarri një 45 vjeçar.

Burime nga InfowebTv bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth ores 10:00 të mëngjesit.

Viktima nuk është identifikuar ende. Ai u gjet i pajetë në afërsi të lumit Shkumbin dhe nuk dihen rrethanat si është ekzekutuar.

Policia e Elbasanit bëjnë me dije se trupi i 45-vjecarit është dërguar në morgun e spitalit të qytetit nga ku pritet të bëhet identifikimi i tij.

Peqin/ Informacion paraprak

Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu