Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi biznesmeni i njohur/ Emri

0

Rreth orës 09:00 të kësaj të shtune, është ekzekutuar me armë biznesmeni I njohur Niko Goro.

Goro është qëlluar me armë zjarri pranë një supermarketi, në pronësi të motrës së tij. Autori ka zbritur nga një furgon, ku ishin edhe tre persona të tjerë ka qëlluar me breshëri kallashnikovi, duke e lënë të vdekur në vend biznesmenin.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur e plagosur edhe një grua, ku mendohet se është motra e tij. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por mësohet se Goro ka pasur disa probleme me çështjen e pronave, megjithatë nuk dihet ende nëse ka qenë ky motivi i ekzekutimit.

Goro është kushëriri i kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, si dhe ishte pronari i dy pallateve në Himarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu