Ekskluzive/ U deklarua i zhdukur, gjendet i aksidentuar në rrugën Elbasan-Tiranë 40-vjeçari nga Elbasan

0

U deklarua i zhdukur një ditë më parë, gjendet i aksidentuar në rrugën Elbasan-Tiranë 40-vjeçari nga Elbasani.

Rrapush Çeça me banim në lagjen “Hekurudha” në këtë qytet, u gjet i aksidentuar sot në aksin rrugor Elbasan-Tiranë në afërsi të fshatit Shijon.

Automjeti me targë AA 513 VS, me të cilin ai po udhëtonte, ka devijuar nga autostrada dhe është përplasur me mbrojtësen anësore.

Për aksidentin është njoftuar policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur transportimin e tij drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Aktualisht Rrapush Çeça ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas dëshmisë së vëllait të tij, një ditë më parë ai u nis për të kryer disa ekzaminime mjekësore në spital, por humbi kontaktet me familjen e cila kërkoi ndihmën e policisë për gjetjen e tij.

Por sot në mëngjes ai është gjendur i aksidentuar në anë të autostradës.

Një grup hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje. Infoelbasani.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu