Shamil Abdulmuslimov, ish-luftëtari i arteve marciale i cili ka regjistruar 11 fitore e 4 humbje në disiplina të ndryshme, u sulmua pas konliktit me një babë e bir të zonës. Si pasojë e këtij konflikti ai u qëllua me armë nga dy sulmuesit e armatosur me kallashnikovë në Khasavyurt të Dagestanit. Mësohet se konflikti ka qenë një parcelë toke.
Vrasësit identifikohen si Murgamudin Muradisov dhe i biri i tij. Ata u përfshinë në një përplasje të ashpër me ish-luftëtarin në një restorant publik. Më pas nga kamerat u vërtetua se Muradisov ishte kthyer i armatosur me një pushkë automatike Saiga-12, seri e Kallashnikov. Nga shpejtësia ka përplasur makinën e tij, hyn në restorantin ku qëndron Abdulmuslimov dhe hap zjarr pa paralajmerim ndaj ish-sportistit, ndërsa më tej vazhdon duke goditur me qytën e armës shoqërues të tij. Muradisov nuk tenton të fshihet apo të largohet kur arrestohet nga policia në restorant.
Burimi: KXAN36 joq.al