Pjesë e një partie të re?/ Reagon Jozefina Topalli:” Jo nuk jam pjesë e kësaj partie”

0

Një lëvizje e re politike po duket në horizont dhe pritet të ndryshonjë rrjedhën e votimeve parlamentare më 25 Prill.
“Lëvizja për Ndryshim” është krijuar prej të rinjve, por disa burime jozyrtare katë treguar se kësaj lëvizjeje do t’i bashkohet edhe ish-kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, gjë të cilën ajo e ka përgënjeshtruar.
Më herët Topalli është shprehur se ajo do t’i bashkohet çdo iniciative që është kundër klasës politike të korruptuar, por e ka mohuar që është organizatorja e gjithë kësaj. Topalli shprehet se ajo do ta shohë në vijim nëse do të jetë pjesë e kësaj lëvizje, apo ndonjë organizimi tjetër, që synon luftimin e korrupsionit në vend, ndërsa shton se ftesa për të marrë pjesë në takimin prezantues të kësaj nisme i ka shkuar edhe asaj.

“Vendi ka nevojë për shpresë, eja bashkohu me ne”, është edhe slogani i” Lëvizjes për Ndryshim”, e cila pritet të prezantohet në datën 28 Tetor, por ende nuk dihet se kush do të jenë drejtuesit e saj, dhe as platforma ku do të mbështeten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu