Komuniteti LGBT/ Kërkon të drejtën për të birësuar fëmijë

0

Komuniteti LGBT i ka drejtuar një letër Ministrisë së Drejtësisë, ku kanë shprehur kërkesën e tyre për të pasur të drejtën e birësimit edhe në Shqipëri.
Letra në adresë të ministres Etilda Gjonaj është dërguar nëpërmjet ambasadës PINK në Shqipëri, duke kërkuar që personat që bëjnë pjesë në LGBT të gëzojnë të drejtën e birësimit të fëmijëve dhe barazisë në martesë. Kjo kërkesë vjen nga fakti që Ministria e Drejtësisë ka paraqitur për konsultim së fundi disa ndryshime në ligjin për birësimet dhe në Kodin e Familjes.
Ambasada PINK kërkoi që ndryshimet e propozuara të eleminojnë diskriminimin e hapur që iu bëhet personave LGBTI, si në Ligjin e Birësimeve ashtu edhe në Kodin e Familjes. Ambasada PINK është e vetmja organizatë që prej vitit 2010, që ka kërkuar çdo vit barazinë në martesë për personat LGBT në Shqipëri. Sot në Europë 26 Shtete njohin barazinë në martesë dhe bashkëjetesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu