Elbasan/ 61-vjeçari bie nga lartësia duke punuar, nën hetim administratori i biznesit

0

Një ngjarje ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit ku një 61-vjeçar gjatë punës në një biznes privat, ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia.
61-vjeçari ka marrë menjëherë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikur për jetën.
Policia bën me dije se ka nisur hetimi në gjendje të lirë për administratorin e biznesit.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, gjatë punës në biznesin privat që administron 54-vjeçari, ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia, shtetasi S. K., 61 vjeç. Ky shtetas ka marrë ndihmë në spital dhe më pas është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu