Elbasan/ Në gjendje te dehur përplasi me makinën e tij një automjet tjetër, arrestohet 49-vjeçari

0

Ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit 49-vjeçari me iniciale A.Q, pasi mbrëmjen e djeshme ka përplasur me makinën e tij një automjet tjetër.
Policia bën me dije se 49-vjeçari ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
Fatmirësisht nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. Q., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit, me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu