Elbasan/ A ke marrë propozimin për Ministër të Brendshëm? Ja përgjigja e Ballës

0

I pyetur në Elbasan në lidhje me faktin nëse ka marrë një propozim për postin e ministrit të Brendshëm, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se nuk mund ta pranonte një pozicion të tillë.

Balla deklaroi se ai do preferonte të mbante pozicionet që kishte në Partinë Socialiste.

“Unë jam kryetar i grupit parlamentar të PS dhe Sekretar i Përgjithshëm i PS, e kam thënë shpesh që sipas librit të rregullave të PS Sekretari s’mund të marrë një detyrë ekzekutive. Në këto kushte do preferoja të isha në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm e kryetar i grupit parlamentar por brenda grupit të PS e brenda njerëzve që kontribuojnë çdo ditë në këtë rrugë historike të një ndryshimi të pakthyeshëm të Shqipërisë”, pohoi Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu