Elbasan/ Aksident në seri, përplasen tre makina në aksin Elbasan-Metalurgji

0

Tri automjete janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji në Elbasan.

Burime zyrtare konfirmuan se një fuoristradë ka goditur një autoveturë dhe për pasojë një kamionçinë është përplasur më pas me të, ndërsa fatmirësisht nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale.

Nga përplasja drejtuesit e mjeteve kanë pësuar lëndime të lehta. Po ashtu nga aksidenti është bllokuar përkohësisht qarkullimi, ndërsa policia ka dokumentuar ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu