Elbasan, 15 korrik 2025 – Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Elbasan–Bradashesh”. Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 28 vjeç, pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka përplasur një 62-vjeçar që udhëtonte me biçikletë.
Viktima, shtetasi Xh. R., u transportua në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra. L. B. akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen”.





