Elbasan/ Aksidentohet furgoni i mbushur me pasagjerë

0

Një aksident rrugor sapo ka ndodhur mbrëmhjen e sotme në Elbasan, ku është aksidentuar një furgon i mbushur me pasagjerë. Mësohet se është përplasur me një tjetër automjet që po qarkullonte.

Ndërsa deri më tani raportoeht se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz vetëm dëme materiale.

Gjithsesi, aksidenti ka shkaktuar mjaftueshëm trafik në rrugë duke krijuar rradhë të gjata makinash në korsinë ku po lëvizte. Pritet që policia të mbërrijë dhe të zbardhë më tej rrethanat e ngjarjes.

Aktualisht vendi është përfshirë nga një valë aksidentetsh dhe vrasjesh në qarqe të ndryshme. Aksidentet rrugore janë kthyer në një fenomen shumë shqetësues pasi rrugët e vendit nuk po konsiderohen si të sigurta dhe drejtuesit e mjeteve gjithmonë e më të papërgjegjshëm duke bërë që të ketë viktima të shumta dhe të plagosur në raste të ndyshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu