Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur një procedim penal për dy shtetas:
A. Ç., 26 vjeç, punonjës i njësisë administrative të Gjocaj, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
N. B., 61 vjeç, punonjës i postës, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Dyshohet se ata janë përfshirë në një rast të tërheqjes së ndihmës ekonomike të një shtetasi, duke falsifikuar nënshkrimin e tij. Hetimet për këtë rast vazhdojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.