Elbasan/ Bëri ‘luftë’ me RENEA-n dhe policinë, gjykata merr vendimin për Josif Kavajën

0

Burime bëjnë me dije se Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë Arrest me burg për 45 vjeçarin Josif Kavaja.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar dje pasdite nën masa të rrepta sigurie Josif Kavaja ka deklaruar përpara gjykatësit Taulant Tafa se nuk ka probleme me shëndetin mendor por gjithçka ka nisur si pasojë e provokimeve të bëra nga një tjetër banor i zonës me të cilin ka pasur vazhdimisht probleme. Pavarësisht pretendimeve të 45-vjeçarit, Gjykatesi ka vendosur që ai ti nënshtrohet edhe një ekzaminimi psikik.

Prokurori i çështjes Xhelian Saferi ka ngritur të paktën edhe dy akuza të tjera ndaj Josif Kavajës ate te “Tentativë vrasjeje të efektivave RENEA” dhe “Tentativë vrasje të efektivave të policisë së shtetit “.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu