Ekskluzive/ Shihni se si kamerat e sigurisë kapin “mat” hajdutin në Elbasan (Video)

0

Pandemia duket se ka rritur në mënyrë të ndjeshme kontigjentin e hajdutëve në qytetin e Elbasanit.

Ndërsa në të gjithë vendin prej dy ditësh ka nisur zbatimi i masave shtrënguese kundër pandemisë së koronavirusit dhe pas orës 20:30 nuk lejohet më asnjë lëvizje e njerëzve , në Elbasan , hajdutët janë “sulur” kudo mundin , ndërsa janë të mbyllyra pas orës 20:30 të gjitha bizneset.

Një biznesmen në qytetin e Elbasanit ka arritur të identifikojë një vjedhës nëpërmjet kamerave të sigurisë një rast të tillë.

Raste të tilla në Elbasan sipas burimeve jo zyrtare gjatë 48 orëve të fundit ka patur disa , ndërsa bizneset ku ka pasur raste vjedhjesh i kanë vënë në dispozicion policise pamje të kamerave të cilat kanë kapur “mat” vjedhësit.

Vetëm pak ditë më parë infoelbasani.com publikoi pamjet e një hajduti që vidhte këpucët para dyerve të apartamenteve nëpër pallate.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu