Elbasan / Dhuna në familje vijon të mbetet problem shqetësues, disa raste në hetim

0

 

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka referuar në Prokurori disa raste dhune të ndodhura gjatë ditëve të fundit në qytet dhe rrethinat e tij, ku viktima kanë qenë kryesisht anëtarë të së njëjtës familje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit T. B., 66 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gjyshit të tij.

Po ashtu, nga Komisariati i Policisë Cërrik është referuar në Prokurori rasti i shtetasit Q. T., 55 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Ndërsa specialistët e Komisariatit të Policisë Peqin kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasve I. T., 54 vjeç, Sh. T., 47 vjeç dhe H. B., 28 vjeçe, pas kallëzimit të bërë nga F. B., 40 vjeç, bashkëshort i 28-vjeçares. Sipas denoncimit, ajo ka ushtruar dhunë ndaj tij, ndërsa dy të afërmit e saj e kanë goditur me grushte dhe mjete të forta për motive të dobëta.

Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.