Elbasan/ Dy shtetas akuzohen se kanë përd*hunuar një 31 vjeçar me aftësi të kufizuara

0

Dy persona janë arrestuar në Elbasan pasi dyshohet se kanw përdhunuar njw djalë 31 vjece me probleme të shëndetit mendor. 

Denoncimi është bërë nga nëna e djalit e cila ka ka parë shenja tek i biri dhe shfaqje të një sjellje të frikësuar. 

B. Jolla dhe R. Balla janë arrestuar nga policia e Elbasanit ndërsa gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar pjesërisht ngjarjen. 

Njëri prej të dyshuarve ka pranuar se e kanë zhveshur djalin teksa ky i fundit u dërgonte kafenë në vendin ku punonin si roje pranë një objekti privat.

Ndërkohë policia dhe psikologët po punojnë për marrjen e mëtejshme në pyetje të 31 vjecarit i cili vuan nga epilepsia dhe prapambetje e rendë mendore. 
Ngjrja ka ndodhur 12 ditë më parë, por u referua vetëm një ditë më parë nga mamaja e 31 vjecarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu