Elbasan-E dehur pas Festes se 8 Marsit , përplaset me një automjet me targa angleze te Universiteti i Elbasanit

0

Elbasan -Një drejtuese automjeti është përfshirë në një aksident në afërsi të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur pas mesditës së sotme dhe automjeti që qarkullonte me shpejtësi i drejtuar nga një 28 vjeçare është përplasur me një automjet me targa angleze që drejtohej po nga një femër e cila kishte pasagjere të bijën.

Nga përplasja janë shkatērruar pjesērisht të dy automjetet dhe për këtē shkak është bllokuar edhe qarkullimi për 30 minuta ,ndërsa kanë mbetur të dëmtuara lehtë nēnē e bijē.

Policia pas dokumentimit të provave të ngjarjes ka konstatuar se 28 vjeçarja që drejtonte automjetin që shkaktoi aksidentit ishte në gjendje të dehur dhe e ka shoqëruar në komisariat .


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu