Elbasan / Flutura Açka zhvillon takim me shkrimtarë ,poetë dhe studiues

0

Flutura Açka ditën e sotme ka zhvilluar takim me shkrimtarë, poetë si edhe studiues në Teatrin e Kalasë.

Ata theksuan mbështetjen e tyre për Flutura Açkën dhe ekipin e PD në këtë qark, për fushatën për zgjedhjet e 25 Prillit.

Mbështetje për të cilën Açka u shpreh e emocionuar.

“Kur mbarova romanin ‘Ku je’, është një roman i gjatë, ndër romanet e mia më të vështirë, e pranoj, sepse ka të bëjë me vitet ‘80, me vite shumë të vështira, jo vetëm të miat.

Unë isha në fillimet e shkollës së mesme, gjatë shkollës së mesme në ato vite… dhe kur e mbarova ia dhashë korrektores time.

Kur e mbaroi më telefonoi në mes te natës dhe më tha: Flutura, ai Artur Hobja, cili është ai njeri?… Ishte fjala për personazhin. I thashë: Dorina, ai njeri nuk ekziston, ai është krijesë e imja, është karakter, është personazh. Me tha: Unë kujtova se është i vërtetë, se kishte jetuar ai. I thashë: Dorina, ti pa dashje më ke bërë një kompliment kaq të madh, të marrësh një kompliment kur mbyll ti librin, kjo ishte ngjarja më e bukur që mund të më ndodhte, që të thuash për një personazh se ka qenë i vërtetë, do të thotë që kur shkruaj për Elbasanin jam tërësisht, pafundësisht e vërtetë”, tha Açka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu