Operacioni kundër 18 bazave të armatimit,çfarë do të ndodhi me 9 të arrestuarit

0

Gjykata e Posaçme la në burg të arrestuarit gjatë operacionit ku i zbuluan 18 baza armatimi dhe u zbardhën 3 ngjarje kriminale.

Konkretisht mbetën në burg

Blendi Deda, Flor Abazi, Paris Prenga, petrit shera, algert hysa, bujar jupi, Festim Mustafa, Arben Sufa dhe Klodian Kulla. Seanca e sotme u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa prova më e fortë e SPAK është dëshmia e Enver Jamakut. Në sajë të këtin operacioni policia dhe SPAK goditën 18 baxa armatimesh dhe sekuestrën një arsenal të sofistikuar armësh. Gjithashtu në sajë të këtij operacioni u zbardhën edhe tre ngjarje kriminale. Më konkretisht janë zbardhur ngjarja e vendosjes se tritolit ndaj ArtianBylyku  i cili eshte kunati i Domart Konjarit.

Gjithashtu, është zbardhur dhe ngjarja ku është qëlluar me armë avokati  Paulin Papleka.  Ne ate kohe per te shtenat ndaj avokatit, u vu me pranga Edmond Saraçi, por ndaj këtij të fundit ishte ngritur kurth, duke iu vendos edhe armë në banesë në momentin e arrestimit.

Ndihmesë në zbardhjen e ngjarjeve ka dhënë dëshmia e të penduarit të drejtësisë Enver Jamaku, i cili bashkëpunoi me drejtësinë pas arrestimit për tritolin në makinën e Xhon Menës.

Burime nga Policia thanë se në pranga janë vënë edhe persona që autoritetet i konsiderojnë lidhje të shtetasit Gjergj Cukali, ky i fundit tashmë në akuzë për grup kriminal nga SPAK.

Dispozitivi i vendimit per caktimim e mases se sigurise per te arrestuarit e bazave te armeve :

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu