Forca të shumta policie janë konstatuar në orët e para të mbrëmjes në lagjen “Aqif Pasha” në rrugën “Ptoleme Xhuvani” në Elbasan. Nga pamjet filmike të dërguara nga një qytetar duket që policët janë duke debatuar me një drejtues automjeti.
Ende nuk dihet se policia është hedhur në aksion në këtë vend. Por burime bënë me dije se bëhet fjalë për një drejtues automjeti i cili nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe është ndjekur prej saj deri sa kanë mundur ta kapin pikërisht në këtë rrugicë.
Ende nuk ka një burim zyrtar të saktësojë se përse forca të shumta policie e rrethuan zonën përreth dhe për çfarë akuzohet qytetari i kapur prej saj.