Elbasan/ Gjendet i vdekur në banesë 50-vjeçari, mister shkaku

0

Gjendet i vdekur në banesë një shtetas në Elbasan.

Rasti u mësua sot në mesditë në lagjen “Shën Koll”.

Burime nga vendngjarja bënë me dije për Infoweb se një shtetas rreth 50-vjeç është gjendur i pajetë në banesën e tij.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe një grup hetimor.

Ende mbeten mister shkaqet e e vdekjes së tij. Trupi është dërguar në morgun e spitalit dhe do t’i nënshtrohet ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar arsyet e humbjes së jetës.

Burime policore bënë me dije se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja të dhunës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu