Elbasan/ Gjendet i vdekur një person në lagjen “Dyli Haxhire”

0

Gjendeti i vdekur një shtetas në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës.

Banorë të rastësishëm kanë gjetur të shtrirë në anë të rrugës shtetasin Fatos Tabaku 65 vjeç. Ata kanë njoftuar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Më pas kanë mbërritur edhe ekspertët për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Paraprakisht mendohet për vdekje natyrale për shkak të infarktit. Megjithatë i ndjeri do ti nënshtrohet ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar saktë shkakun e vdekjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu