Policia e Elbasanit arrestoi në flagrancë shtetasin G. Dh., 30 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit në lagjen “Kongresi”, në ambientet e një lokali, ka goditur me sende të forta shtetasin S. B., 43 vjeç. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, u procedua penalisht shtetasi E. V., 29 vjeç, i dyshuar për dëmtimin e kabinës së matësve të ujit në fshatin Godolesh.





