Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin B. Rr., 20 vjeç, banues në Peqin, pasi u kap duke organizuar lojëra të paligjshme fati nëpërmjet celularit.
Gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tij, u sekuestrua një aparat celular me faqe bastesh dhe foto të biletave të lojërave të fatit.
Gjatë procedurave të shoqërimit, i riu kundërshtoi me forcë punonjësit e Policisë.





