Elbasan, invalidët në ditën e tretë të grevës së urisë

0

ELBASAN – Ka vijuar në ditën e saj të tretë greva e urisë së Invalidëve në Elbasan, pasi deri tani nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale për problemet e tyre.

Ndonëse një ditë më parë besimtarët e krishterë kremtuan Krishtlindjen Invalidët tetra dhe paraplegjik në Elbasan e kishin të pamundur.

Të indinjuar nga fakti se nuk ka pasur asnjë reagim institucional mesazhin e radhës ia dërgojnë kryeministrit Rama. Thonë se nëse nuk marrin zgjidhje edhe natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në grevë larg familjarëve të tjerë. Invalid dhe kujdestar të tyre akuzojnë institucionet për korrupsion./ Infoweb/Media

 

Sip

as VKM nr.78 përcaktohet qartë se personat të cilët kanë dëmtime definitive, pa perspektivë përmirësimi të gjendjes shëndetësore, deklarohen invalidë të përjetshëm dhe nuk duhet të paraqiten pranë Komisionit Mjekësor Epror. Por ky i fundit me ndryshimin e rregullave ka vendosur të dënojë invalidët

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu