Kejvina Kthella rrëfen një histori nga jeta e saj: ‘Më gjuajti me shpullë. Mirë ma ka bërë’!

0

Edhe pse kanë vetëm pak ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, banorët kanë nisur që të rrëfejnë momente të ndryshme nga jeta e tyre.

Kejvina Kthella ka vendosur që të tregojë një histori të saj, kur babai e ka gjuajtur me shpullë për herë të parë.

27-vjeçarja tregoi se kishte mbetur pa lekë dhe nuk kishte si të kthehej në shtëpi, kur kërkoi ndihmën e babait të saj të shkonte ta merrte.

“Isha larg, çerek ore larg nga shtëpia as nuk kisha mundësi as kisha lekë me vete të paguaja taksi. Mundohem me atë timen pastaj dorëzohem i them babit nuk jam në shkollë, vjen babi më merr.

Nga rruga deri te shtëpia mendoja se gjithçka ishte okej pastaj kam ngrënë një shpullë nga babi për herë të parë, nuk do ta harroj kurrë dhe mirë ma ka bërë”, ka thënë modelja e njohur.

Ndërkohë kujtojmë se bukuroshja bionde u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” nga 24 dhjetori, ku në klipin e saj prezantues ajo e quajti veten si aktorja e njohur amerikane. “Unë jam Sharon Stone këtu”, tha Kejvina.

“Tipari im i preferuar nga ana fizike janë sytë, ndërsa nga karakteri jam shumë guximtare. Defekti im më i madh është që besoj shumë në njerëz. Nuk jam tip që ja shes shpirtin shejtan, një të panjohur do e joshja me një shikim, pa fjalë fare“, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu