Elbasan /Katër të proceduar dhe dy të shpallur në kërkim për dhunë fizike dhe kanosje

0

 

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e veprave penale në fushën e dhunës fizike dhe kanosjes, duke proceduar penalisht disa shtetas dhe duke shpallur në kërkim dy prej tyre.

Në vijim të veprimeve operative, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 36 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, E. B., 38 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta një 60-vjeçar. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 38-vjeçarit.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për nisjen e procedimit penal ndaj shtetasit L. C., 39 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur me grushte një 17-vjeçar, gjithashtu për motive të dobëta.

Në Peqin, është proceduar penalisht shtetasi V. T., 72 vjeç, dhe është shpallur në kërkim i biri, A. T., 39 vjeç, pas kallëzimit të një 54-vjeçari, i cili deklaroi se është kanosur nga V. T. dhe goditur me sende të forta nga A. T., i cili gjithashtu i ka dëmtuar automjetin. Vijon puna për kapjen e 39-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.