Elbasan-Korçë/ Arrestohen dy gra dhe një burrë, pasi po transportonin 8 sirianë

0

 

Elbasan-Pasditen e kësaj të Premteje Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan në bashkëpunim me Korçën arrestuan tre shtetas të akuzuar për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Ky operacion u finalizua nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë si dhe në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, në kuadër të procedimit penal për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”,.Burime zyrtare bënë me dije se gjatë operacionit ” Lugina” u bë i mundur arrestimi në flagrancë i tre shtetasve:

– A. L., 49 vjeç;
– E. Ç., 53 vjeçe;
– S. Q., 46 vjeçe.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas një hetimi disa mujor me metoda speciale. Sipas burimeve zyrtare ndalimi i tyre u bë rreth orës 12:20 në aksin rrugor Bilisht – Korçë, pasi u kapën duke transportuar 8 shtetas sirianë pranë fshatit Zëmblak, kundrejt shumës prej 350 euro për person.

Në momentin e arrestimit këta shtetas kanë tentuar të largohen me forcë duke mos ju bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar. Transportin e kryenin me automjetet autoveturë, Audi me targë AB 589 CM, Renault me targë AB 312 CF dhe Mercedes Benz me targë AA 666 CR. Me qëllim për tju shmangur kontrolleve të policisë, shtetasit e huaj nga Lindja e Mesme i kishin fshehur në bagazhet e autoveturave.Në cilësinë e provave materiale u sekustruan 5 aparate celulari, 3 automjete, 1 tabelë sinjalizuese,1 palë targa franceze dhe sende të tjera.Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Ndihma për Kalim të paligjshëm te kufijve”, “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë”, “Mbajtje pa të drejtë e uniformës”.Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal po vazhdojnë.SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90 dhe duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.Gjatë muajve të fundit denoncimet e qytetarëve kanë sjellë goditjen e mjaft rasteve te trafikut te qenieve njerëzore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu