I vuri zjarrin Drejtorisë Arsimore pse nuk fitoi në portal, arrestohet Indrit Alushaj

0

Indrit Alushaj, 33 vjeç nga Fieri, është prangosur nga policia dhe tashmë do të përballet me drejtësinë, pasi i vendosi zjarrin katit të dytë të drejtorisë Arsimore. Policia ka publikuar pamjet e momentit kur i riu futet në ambientet e komisariatit pas arrestimit.

I riu kishte marrë pjesë në portalin e arsimit por nuk kishte fituar të drejtën për të qenë pjesë e sistemit. Humbjen e durimit dhe nervat Alushaj i ka nxjerrë duke i vendosur zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me benzinë.

Pak minuta pas ngjarjes ai është identifikuar dhe arrestuar.

Mbetet mister fakti sesi një dosje ka përfunduar nga kati i dytë në hyrje të institucionit në flakë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu