Elbasan, lagja “Kala”: Rrugicat e lagjes të padepërtueshme nga zjarrfikësja

0

Vitet e fundit janë kryer shumë ndërtime pa kriter në këtë lagje megjithëse është zonë muzeale duke bërë të pamundur që zjarrfikësja të hyjë nëpër rrugica. Prej kohësh banorët kanë drejtuar shqetësimin e tyre në organet kompetente dhe kanë pritur një projekt rivitalizimi nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe pushtetit lokal për t’i dhënë zhvillim projektit për rregullimin e këtyrë rrugëve.

Banorët e lagjes “Kala” shprehen të kërcënuar për jetën pasi rrugicat e lagjes janë të padepërtueshme nga zjarrfikësja në raste zjarri.

Kryetari aktual i Bashkisë së Elbasanit shpesh ka premtuar se kjo zonë do të ndërtohet për të mos shfaqur më problematika por akoma nuk është marrë ndonjë masë konkrete dhe banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu