Elbasan/ Mbyllet rrethi i 78-të çiklistik i Shqipërisë

0

Veprimtaria më madhore në vend dhe gara e 3-të më e vjetër e këtij sporti në Evropë, Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, organizon këtë vit edicionin e saj të 78-të, që mbart një vlerë simbolike.

Në këtë edicion te 78 janë 13 skuadra moren pjesë, nga të cilat 10 janë ndërkombëtare, te tjera nga Greqia, Bullgaria, Mali i Zi,Belgjika, Serbia dhe nga Maqedonia e Veriut.

Po kështu mori pjesë edhe ekipi përfaqësues i Kosovës, por edhe 3 ekipe të Shqipërisë, e më konkretisht ai i Apolonisë, ai i Vllaznisë dhe skuadra e përbashkët e Studentit dhe Tiranës. Sa u përket etapave, ato janë 5, duke nisur nga etapa e parë, Tiranë-Korçë, 161 km e gjatë, e duke vijuar më tej me etapën e dytë, me itinerarit Korçë-Qafë e Qarrit-Elbasan, 159.3 km e gjatë.

Etapa e 3-të do t’i marrë çiklistët nëpër itinerarin prej 148.7 km, Elbasan-Belsh-Kozharë-Vlorë, ndërsa e 4-ta do t’i çojë ata nga Vlora drejt Përmetit, një etapë kjo prej 142 km, dhe që është një risi për këtë edicion. Etapa e 5-të dhe e fundit do të jetë ajo nga Përmeti në Fier, me një gjatë 125 km.

Abedin Guzia sekretar i garave shprehet nga qyteti i Elbasanit duke thënë se te tre etapat e garave kane shkuar më së miri.Një rol mjaft të rëndësishëm ka luajtur dhe Policia e Shtetit e cila i ka mirëpritur dhe organizuar garat në mënyrën më të mirë të mundshme.

Që nga edicioni i 74-t, Rrethi Çiklistik i Shqipërisë është përfshirë në kalendarin e Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI) dhe, duke lënë mënjanë edicionin e vitit të shkuar, atë të 77-të, këtë vit bëhen 4 edicione që gara do të jetë e nivelit ndërkombëtar.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu