Elbasan/ Ndahet nga jeta Bardhyl Narazani

0

Është ndarë nga jeta Bardhyl Narazani.

Bardhyl Narazani ishte një emër i njohur për qytetarët e Elbasanit. Një ndër specialistët më të zotë në fushën e blektorisë, jo vetëm në këtë qytet, por në mbarë Shqipërinë. Autor i disa librave dhe studimeve shkencore.

Por mbi të gjitha ai ka spikatur për idetë dhe mendimet e tij si një intelektual i Elbasanit. Nuk ka hezituar asnjëherë të jetë kritik për çështje që binin në kundërshtim me interesat e komunitetit.

Ka marrë vlerësime të ndryshme në rang kombëtar e ndërkombëtar.

Bardhyl Narazani u përcoll sot për në banesën e fundit.

Infowebtv i përcjell familjes Narazani ngushëllimet e sinqerta!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu