Elbasan/ Ndërron jetë 62-vjeçari që u përplas me kamionin tek Kryqëzimi i Cërrikut

0

Ndërron jetë në spital 62-vjeçari që u përplas me biçikletë me një kamion sot në Kryqëzimin e Cërrikut në Elbasan.

Me gjithë kujdesin e mjekëve shtetasi me inicialet R.Z, nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.

Ai po lëvizte me biçikletë kur u aksidentua nga një trajler. Goditja ishte e fortë për 62 vjeçarin, i cili nuk mundi dot t’i politraumës së marrë nga përplasja edhe pse kalimtarë të rastësishëm i dhanë atij ndihmën e parë.

Ndërkohë pak më parë policia informonte se: “Rreth orës 14:00, në unazën e qytetit Elbasan, pranë Kryqëzimit të Cërrikut, shtetasi V.M., 55 vjeç, banues në Maliq, Korçë, duke drejtuar mjetin trailer , ka plagosur shtetasin R.Z., 62 vjeç, i cili ishte këmbësor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu