Elbasan/ Në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

0

DVP Elbasan

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. S., 41 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. F., 45 vjeç banues në Belsh, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, ka përplasur shtetasin F. S., 58 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan, që po udhëtonte me biçikletë, i cili pasi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, për shtetasin Sh. P., 59 vjeç, banues në fshatin Shilbatër, Elbasan, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin B. L., 40 vjeç.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, për shtetasin F. T., 49 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi dyshohet se ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit, në banesën e shtetases N. Z.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu