Elbasan/ Ngrica dhe temperatura nën zero, ja si duket gjendja e akseve rrugore

0

Gjatë natës qarku Elbasan është gjendur në temperatura të ulëta nën zero gradë dhe prezencë të ngricave të forta në gjithë qarkun.

Në aksin rrugor Elbasan – Qafë Thanë është hedhur kripë nga firma kontraktore dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në askin rrugor Elbasan –Gjinar ka akoma disa vende që ka prani ngricash e po hidhet kripë nga firma kontraktuese.

Qarkullimi pa zinxhirë.

Në askin rrugor Librazhd-Steblevë po punohet për hapjen e segmentit Fushë Studën-Klenjë.

Të gjithë akset e tjera nacionale janë të hapura për qarkullimin e mjeteve. Vazhdon edhe sot puna për hapjen e disa rrugëve rurale në të 7 bashkitë e qarkut. Në furnzimin me energji elektrike kemi disa fidra me probleme në Nj.A Klos bashkia Cerrik, Nj.A Pishaj bashkia Gramsh, Nj.A Labinot Fushë, Gracen të bashkisë Elbasan dhe në bashkinë Prrenjas ku gjithsej janë pa energji elektrike rreth 700 abonentë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu