Elbasan/ Përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal, një person mbetet i lënduar

0

 

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgjiku ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin.

Si pasojë e përplasjes një nga makinat ka përfunduar në kanal dhe është plagosur një person i cili ndodhet në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu