Pse njerëzve u mpikset gjaku pas vaksinave? Studiuesit zbulojnë arsyet

0

Studiuesit gjermanë besojnë se kanë gjetur arsyen e rasteve të rralla të zhvillimit të trombozave, pas injektimit të vaksinave AstraZeneca dhe Johnson&Johnson.

Të dhënat paraprake të një studimi të shkencëtarëve të Universitetit Gëte të Frankfurtit tregojnë se proteinat Spajk që mbështjellin koronavirusin dhe që i mundësojnë hyrjen në qeliza shpesh bashkohen ose ndahen.

Ndodh që ato të përhapen nëpër trup dhe në raste të rralla sistemi imunitar përpiqet t’i neutralizojë duke krijuar mpiksje të mëdha gjaku që bllokojnë venat, çka mund të çojë deri në vdekje.

Shkencëtarët konstatojnë se rreziku i përhapjes së proteinave Spajk nëpër trup është më i lartë pas injektimit të vaksinave që përdorin viruse të dobësuar të ftohjes të njohur ndryshe si Adenoviruse. Aktualisht po punohet për gjetjen e një mënyre për të shmangur reagimin e tepruar të sistemit imunitar, që të mos krijohen mpiksjet e gjakut, duke përmirësuar metodologjinë e punës së këtyre vaksinave.

AstraZeneca dhe Johnson end Johnson kanë një proces më të shpejt prodhimi dhe kanë shkurtuar kohën e imunizimit masiv të popullatës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu