Elbasan/ Qëllon me armë në drejtim të automjetit për ta vrarë, por nuk arrin dot. Hedh pistoletën dhe zhduket nga vendngjarja

0

Një sherr banal për parkimin ndodhur para 3 javëve, çoi në përdorimin e armës mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Ermal Matishi, 38 vjeç ka qëlluar 7 herë me armë zjarri në drejtim të 30-vjeçarit Arben Bekteshi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” rreth orës 20:00.

Historia ka nisur 3 javë më parë, pasi Ermal Matishi ka qenë duke pirë në një lokal me babain e Arben Bekteshit, dhe në pije e sipër e ka goditur me grusht.

Pas ngjarjes të afërm të Bekteshit kanë shkuar dhe e kanë rrahur Ermal Matishin. Ndërkohë që ditën e sotme po të njëjtën persona janë afruar pranë banesës së Matishit, por ky i fundit ka marrë armën pistoletë në banesë dhe ka qëlluar në drejtim të tyre 7 herë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë është bërë denoncim në policinë e Elbasanit.

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Skënderbej”, në Elbasan, për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur disa ditë më parë, midis shtetasve E. M. dhe A. B., shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Elbasan, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte duke qarkulluar me automjetin e tij.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë që ishin në patrullim kanë reaguar mënjeherë dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga Policia dhe ka mundur të largohet.

Forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijon veprimet, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu