Elbasan, qentë endacakë pushtojnë qytetin

0

Kafshët endacake dhe transportimi i tyre nga një qytet në tjetrin është kthyer në një problem edhe për qytetarët e Elbasanit.
Ndalimi me ligj i vrasjes së qenve ka vënë në rrezik jo rrallë herë njerëzit, sidomos fëmijët, por përballë këtyre situatave, bashkitë përgjithësisht nuk kanë kapacitete.

Qentë e rrugës në qytetin e Elbasanit janë shndërruar në një shqetësim serioz për qytetarët. Situata paraqitet më problematike në orët e vona të mbrëmjes, kur qentë shfrytëzojnë errësirën dhe rrugicat e lagjeve për të sulmuar.

Si pasojë nuk kanë munguar as qytetarët e lënduar, kryesisht fëmijët. Veçanërisht mëngjeset dhe mbrëmjet turma qensh lëvizin lirisht në të gjithë qytetin, përfshirë edhe qendrën e tij. Qytetarët shprehen se ndjehen të mjaft të rrezikuar. Ata kërkojnë ndërhyrjen e organeve kopetente dhe grumbullimin e tyre në qendra të posacme dhe më pas sterilizimin.

Në hyrjet e qytetit të Elbasanit në orët e para të mëngjesit janë parë furgonë që zbarkojnë qentë. Destinacioni i tyre mbetet enigmatik, ndërsa ata që e vuajnë janë padyshim qytetarët dhe imazhi i qytetit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu