Elbasan ,rritet numri i rasteve me kancer gjiri.80 raste vetëm këtë vit

0
Screenshot

 

Rreth 80 gra në Elbasan janë diagnostikuar me tumor të gjirit vetëm gjatë 8 muajve të parë të vitit. Ndërsa shifrat mbeten të larta, mjekja onkologe Luljeta Vathi konfirmon rritjen e rasteve tek moshat e reja, por edhe për shfaqjen e sëmundjes në grupmoshat mbi 75 vjeç, çka konsiderohet e pazakontë.

Beteja me kancerin e gjirit mund të jetë e vështirë, por jo e pamundur. Mesazhi që mjekja onkologe përcjell është të njohin trupin e tyre dhe t’i kushtojnë rëndësi.

Elbasani vijon të përmendet si qarqet me numrin më të lartë të tumoreve përfshirë edhe kancerin e gjirit, ku shkaqet mjedisore duket se kanë ndikimin e tyre.

Infoweb Media