Shkumbini “lumi i sëmurë”, ambientalisti: Institucionet në gjumë

0
Screenshot

Jo vetëm toka dhe ajri, por në Elbasan edhe gjendja në të cilën ndodhet lumi Shkumbin mund të konsiderohet emergjencë mjedisore. Në pak kilometra të rrjedhës së tij nuk është e vështirë te dallosh grumbujt e mbeturinave buzë lumit, si dhe në përrenjtë që derdhen në Shkumbin. Madje në disa zona të njohura historike që janë edhe destinacione turistike, ndotja është e padurueshme.Ambjentalisti Ahmet Mehmeti thekson se Lumi Shkumbin është një lumë I sëmurë I cili ndot të gjithë zonën ku kalon.

Në kushtet kur lumi Shkumbin cilësohet si një lum i sëmurë, të pretendosh për të shijuar bukuritë e tij apo të tërheqësh vizitorë është një luks i madh.Ambjentalisti shprehet I indinjuar me institucionet , të cilat sipas tij janë në gjumë.
Ndërkohë nga bashkia e Elbasanit, Inspektoriati i Mjedisit duket se është i pafuqishëm përballë kësaj situate ku përveç konstatimit dhe vendosjes se gjobave prej 20 mijë lekëshe nuk ka mundësi të bëjë gjë tjetër për të mbrojtur lumin Shkumbin.

Infoweb Media