Elbasan/ Vijojnë takimet për projekt-buxhetin

0

Bashkia e Elbasanit vijon kunsultimet me grupet e interesit për të hartuar projekt-buxhetin afatmesëm për tre vitet e ardhshme 2022-2024, shkruan InfoWebTv.

Takimi i radhës i bashkisë Elbasan ishte me bizneset kryesore që ushtrojnë aktivitetin e tyre në bashkinë Elbasan, e cila përfshin zonën urbane dhe 12-të njëistë adminsitrative. Në çelje të takimit kryetari i këshillit bashkiak Hektor Ciftja ftoi përfaqësuesi e biznesit të paraqesin propozimet e tyre.

Edhe në takimin e sotëm nuk mungoi kryebashkiaku Gledian Llatja. Sipas Z. Llatja prej disa vitesh zërin kryesor të investimeve e zë kujdesi social me rreth 49 përqind të fondit. Por sipas Llatjas këtij tre vjeçari nuk do ti mungojnë as investimet.

Përfaqësues të biznesit paraqiten propozimet e tyre të cilat morën edhe përgjigjen e eksperteve të fushës.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu