Elbasan/ Zbardhet vrasja e vëllait të Talo Çelës, prangosen disa persona

0

Tri jave pas vrasjes se Bujar Çelës në një kafe në Bradashesh, policia dhe prokuroria e Elbasanit kanë arritur të zbardhin ngjarjen.

Burime konfidenciale bëjnë me dije për Euronews Albania se në pranga janë vënë disa persona. Hetimet janë udhëhequr nga drejtuesi i prokurorisë, Kreshnik Ajazi dhe zv/drejtori i policisë për krimin, Alket Shatro.

Detajet e operacionit pritet të bëhen me dije në orët në vijim, ndërsa muajt e fundit në Elbasan janë zbardhur edhe 2 vrasje të tjera ajo e Regnis Runaj dhe Emiljano Ramazanit, duke vënë në pranga ekzekutorët dhe porositësin e vrasjeve.

61-vjeçari Bujar Çela dyshohet se u vra për shkak të konflikteve të vëllait të tij Talo Çela, i cili është personi më i kërkuar në Shqipëri dhe për “kokën” e tij policia ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që jep informacion mbi vendndodhjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu