Elbasanasit heqin dore nga ekonomiku, dyndje aplikimesh ne degët e mjekësisë

0

Pas mbylljes së raundit të dytë të regjistrimeve në univeristetin e Elbasanit rezulton se edhe këtë vit fakulteti më i preferuar është ai i Shkencave Mjekësore Teknike me 78 % të kuotave të plotësuara. Ndërkohë per herë të parë elbasanasit kanë hequr dorë nga fakulteti ekonomik, ndersa 10 degë të mësuesisë rrezikojnë të mbyllen.

Nga 2573 kuota te percaktuara per kete vit akademik ne mbylljen e raundit te dyte te regjistrimeve ne universitetin e Elbasanit jane regjistruar 1138 studente duke ezauruar vetem 44.23% te kuotave . Zv rektori i universiteti Aleksander Xhuvani Peci Naqellari thekson se tendenca per te frekuentuar degët e mjekësisë eshte e larte pasi kjo lidhet me prirjet e te rinjve per te emigruar jashte Shqipërisë. Kjo tendence sipas tij cenon degët tradicionale te mesuesise ku te pakten 10 dege sipas tij rrezikojne mbylljen per shkak te numrave minimale te regjistrimeve.

Në ndryshim nga mjeksia për herë të para në Elbasan numër të ulët regjistrimesh me vetëm 20 % të të regjistruarve rezulton Fakulteti Ekonomik. Sa i takon Fakultetit të Shkencave Humane konsiderohet më pak i preferuri. Nga 407 kuota jane regjistruar vetem 54 studente, ku në shumë degë janë regjistruar 1-2 studentë, cka i bën këto degë të rrezikuara.

Të gjithë ata studentë që nuk kanë rezultuar fitues në dy raundet e para do të ketë një raund të tretë,por që pak besohet se do të reflektohet shumë te rritja e kuotave të plotësuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu