Jeta mes varfërisë e 68-vjeçarit në Elbasan i cili jeton në tunelin e diktaturës

0

Të jetosh mbi kurorën e qytetit të Elbasanit, por paradoksalisht te jetosh ne kushte mesjetare, është kjo drama e familjes së Shefki Pishes, 68-vjec. Shtëpia e tij është nje tunel i kohës së diktaturës pa asnjë kusht elementar për t’u quajtur banesë. I mbetur i pastrehë Shefkiu zgjodhi të jetojë në këtë tunel.

Jeta nisi të bëhej dramatike për të 7 vite më parë kur ai humbi djalin e tij të vetëm, e pas kësaj fatkeqësie,bashkëshortja e këtij të fundit shiti banesën ku jetonin të gjithë bashkë dhe u zhduk duke braktisur prindërit e bashkëshortit të saj. Nga ajo kohë Shefkiu, nëna e tij e ndjerë,dhe motra e tij u futën të jetojnë në këtë tunel të kohës së diktaturës. Teksa Shefkiu nuk mundet të na tregojë shumë për shkak të sëmundjeve që ka,motra e tij tregon se ata bashkëjetojnë me minj, gjarpërinj e insekte të shumtë brenda në tunelin që dikur përdorej për mbajtjen e municioneve ushtarake nga ish-sistemi komunist.

Pa energji elektrike,vetëm me një llambë dhe një televizor të cilat furnizohen nga banesa e familjes së motrës. Përballë vuajtjeve të pafundme dhe stërmundimeve të jetës së vështirë Xhemilja përcjell apelin e saj për pushtetin vendor,qeverinë dhe shoqatat e ndryshme të bamirësisë të vënë dorën në zemër e t’i vinë në ndihmë vëllait të saj.

Drama për Shefki Pishën nuk mbaron vetëm me varferinë ekstreme dhe harresën e kujdesit të shëndetit, por së fundmi Shefkiu është braktisur edhe nga 5 vajzat e tij që prej kohësh nuk e shikojnë më me sy.

Në kushtet e mungesës së ndihmës nga organet e pushtetit vendor apo qëndror, duket se Shefkiu dhe motra e tij Xhemilja, do të kenë përballë një tjetër dimër të vështirë e të stërmundimshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu