Elbasani “bombë” me koronavirus. Infektohen 22 mësues dhe 4 punonjës të OSHEE. Të prekura të gjitha institucionet

0

Infektohen me koronavirus 22 mësues në Elbasan.

Prej disa kohësh infektimet nuk kanë reshtur pothuaj në të gjitha shkollat e qytetit përfshi 9-vjeçaret dhe gjimnazet. Aktualisht janë pozitivë me COVID-19 dhe në karantinë 22 mësues dhe edukatore.

Gjatë 24-orëve të fundit raportohen edhe tre mësues të tjerë, 2 në shkollat e ciklit të ulët dhe një në gjimnazin “Kostandin Kristoforidhi”.

Ndërkohë janë shënuar edhe 4 raste pozitivë në Drejtorinë Rajonale të OSHEE-së në Elbasan.

Elbasani rezulton një nga qytetet më të infektuara në Shqipëri. Një “bombë” e vërtetë me koronavirus pasi aktualisht rezultojnë të infektuar të gjitha institucionet si bashki, qark, spitale, arsim, drejtori, polici, gjykatë etj.

Por çfarë është më e keqja mësohet se dhjetëra të prekur nuk tregojnë, refuzojnë të shkojnë tek mjeku duke qëndruar në shtëpi dhe duke marrë mjekime në mënyrë private. infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu