Elbasani “digjet” nga i nxehti: Pikat lëvizëse ofrojnë shërbim në qytet ndërsa Urgjenca e mbipopulluar

0

Temperaturat përvëluese vijojnë të mbajnë të mbërthyer vendin. Elbasani vijon të jetë një nga qytetet më të nxehta ku termometri nuk ka rënë poshtë nivelit 40 gradë.Për tu ardhur sadopak në ndihmë qytetarëve në Elbasan janë ngritut prej disa ditësh tre Njësi të Lëvizshme me asistencën e ekipeve mjekësore duke kryer sensibilizimin e qytetarëve si ti menaxhojnë temperaturat ekstreme , por dhe duke kryer matje tensioni dhe glicemie. Vetë qytetarët flasin për vështirësitë e përballimit të të nxehtit .

Nga qendra e qytetit teksa asistoi në ofrimin e ndihmës së parë për qytetarët shefi i urgjencës Ergys Mici bëri me dije se ngritja e tendave nga pika të ndryshme të qytetit ka qënë efektive .

I nxehti ka sjell komplikacione te popullata sidomos tek ata që kanë sëmundje bashkë shoqëruese. Mici thotë se në 24-orë paraqiten në urgjencë rreth 150-qytetarë.


Jo vetëm në drejtim të urgjencës është vërejtur fluks qytetarësh por dhe thirrjet për të kërkuar ndihmën e ambulancës në këto kohë kanë qënë të larta. Këtë fakt e konfirmon koordinatori i këtij shërbimi Petrit Topuzi.

Edhe në repartin e pediatrisë mësohet se ka patur fluks fëmijësh për të kërkuar ndihmë mjekësore. Në të gjitha rastet mjekët ripërsërisin thirrjen të shmanget qëndrimi në diell dhe të mos rrezikohet dehidreatimi. Ndonëse në shumicën e kohës shatërvanët dhe cezmat publike janë në punë sërish qytetarët e kanë të vështirë ti përballojnë temperaturat e larta.

Infoweb Media!